Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin e Ipeshkvisë Prizren-Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji.
Sipas njoftimit, në takim është diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të vendit dhe bashkësive fetare, me qëllim të ruajtjes së paqes, mirëqenies dhe tolerancës në shoqëri.
Presidentja Shiroka Pula ka vlerësuar kontributin e Kishës Katolike në Kosovë në ruajtjen e traditës, forcimin e harmonisë ndërfetare dhe kultivimin e solidaritetit e të bashkëjetesës ndërmjet qytetarëve.