Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral-lejtnant Bashkim Jashari, ka vizituar sot Njësinë Operacionale të FSK-së.
Gjatë vizitës, Presidentja Osmani vlerësoi përgatitjen dhe profesionalizmin e ushtarakëve, duke theksuar se ata janë trajnuar sipas doktrinës së ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të mbrojtur atdheun në çdo kohë dhe në çdo cep të vendit.
“Krenaria, nderi dhe zemra e pathyeshme e Kosovës. Ata nuk mbajnë vetëm uniformën e shtetit, por edhe amanetin e lirisë sonë!”, u shpreh Osmani.