Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Presidentja Osmani uron Presidentin e ri të Malavit, Arthur Peter Mutharika

Presidentja Osmani uron Presidentin e ri të Malavit, Arthur Peter Mutharika

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Presidentin e ri të Malavit, Prof. Arthur Peter Mutharika, me rastin e marrjes së detyrës së tij si udhëheqës i vendit afrikan.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani i ka dëshiruar suksese në udhëheqjen e Malavit drejt zhvillimit dhe prosperitetit të mëtejshëm.

Në mesazhin e saj, Presidentja theksoi edhe përkushtimin e Kosovës për të forcuar marrëdhëniet bilaterale me Malavin dhe për të thelluar bashkëpunimin në fusha me interes të ndërsjellë.

“Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e marrëdhënieve bilaterale me Malavin dhe forcimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët,” ka deklaruar Osmani.