Me ftesë të Presidentit të Republikës së Letonisë, Edgars Rinkēvičs, Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Republikën e Letonisë.
Gjatë kësaj vizite, Presidentja Osmani do të pritet me nga Presidenti i Republikës së Letonisë, Edgars Rinkēvičs, me të cilin përveç takimit tête-à-tête, do të zhvillojë takim pune me delegacionet përkatëse, si dhe do të merr pjesë në drekën e punës të shtruar nga Presidenti.
“Gjatë vizitës njëditore, Presidentja Osmani do të vizitojë edhe Qendrën e Ekselencës së NATO-s për Komunikim Strategjik (STRATCOM), do të zhvillojë po ashtu edhe takime me përfaqësues të Odës Ekonomike të Letonisë, si dhe do të ketë një diskutim me ekspertë dhe akademikë për politikat që garantojnë paqe dhe siguri të qëndrueshme.”, thuhet në njoftimin e Presidencës.