Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Presidentja Osmani takon djalin e heroit Afrim Bunjaku për Ditën e Fëmijëve

Presidentja Osmani takon djalin e heroit Afrim Bunjaku për Ditën e Fëmijëve

Për nder të 1 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, presidentja Vjosa Osmani, ka takuar sot disa fëmijë, në mesin e tyre edhe djalin e heroit të kombit, Afrim Bunjaku.

Ajo me këtë rast ka uruar fëmijët për festën e tyre.

“Para disa ditësh, në nder të 1 qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kishim një bashkëbisedim ndryshe, pranë librave, me fëmijë të mbushur me kuriozitet, shpresë e emocion. Faleminderit librarisë Dukagjini për ftesën si dhe fëmijëve e mësueseve që ndamë së bashku këto momente kaq të bukura.📚 Urime 1 qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. ❤️”, ka shkruar Osmani.