Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Presidentja Osmani pret përfaqësues ushtarakë nga 16 shtete: “Krenare me bashkëpunimin me aleatët tanë”

Presidentja Osmani pret përfaqësues ushtarakë nga 16 shtete: “Krenare me bashkëpunimin me aleatët tanë”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në zyrën e saj gjeneralë, kolonelë dhe oficerë të lartë nga 16 shtete, si dhe përfaqësues nga mbi 30 akademi ushtarake nga Evropa, Amerika e Veriut, Azia, Afrika dhe rajone të tjera të botës.

Në një postim në Facebook, Osmani ka bërë të ditur se kjo vizitë është realizuar me rastin e Simpoziumit Ndërkombëtar të Akademive Ushtarake (ISOMA), i cili për herë të parë po mbahet në Kosovë.

“Kjo shënon një moment të rëndësishëm për Kosovën dhe pasqyron jo vetëm sukseset e Akademisë së Mbrojtjes të FSK-së, por edhe rolin tonë në rritje në ngritjen e standardeve profesionale dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar,” ka deklaruar presidentja.

Osmani ka shprehur gjithashtu krenarinë për bashkëpunimin e ngushtë me aleatët ndërkombëtarë, duke theksuar rolin e rëndësishëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës në këtë proces.

“Krenare me bashkëpunimin ushtarak me aleatët tanë!” ka përfunduar Osmani.