Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Presidentja Osmani pret në Prishtinë Ministren austriake dhe Sekretaren sllovene: Fokus në integrimin evropian të Kosovës

Presidentja Osmani pret në Prishtinë Ministren austriake dhe Sekretaren sllovene: Fokus në integrimin evropian të Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur në Prishtinë Ministren Federale të Austrisë për Evropë, Integrim dhe Familje, znj. Claudia Plakolm, si dhe Sekretaren e Shtetit të Sllovenisë për Çështje Evropiane, znj. Neva Grašič.

Në një postim në rrjetet sociale, Osmani theksoi se Austria dhe Sllovenia janë ndër përkrahëset më të mëdha të integrimit evropian të Kosovës, ndaj takimi i mbrëmshëm u përqendrua në rrugën drejt rezultateve konkrete në këtë proces.

“Austria dhe Sllovenia janë ndër përkrahëset më të mëdha të integrimit evropian të Kosovës, prandaj ky takim u fokusua në rrugën përpara në mënyrë që edhe për Kosovën të ketë rezultate konkrete në këtë proces”, shkroi Presidentja Osmani.