Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Presidentja Osmani përkujton Xhemajl Mustafën në 25-vjetorin e vrasjes: “Plagët nuk mbyllen pa drejtësi”

Presidentja Osmani përkujton Xhemajl Mustafën në 25-vjetorin e vrasjes: “Plagët nuk mbyllen pa drejtësi”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar veprimtarin e LDK-së dhe bashkëpunëtorin e ngushtë të Presidentit historik Ibrahim Rugova, Xhemajl Mustafën, në 25-vjetorin e vrasjes së tij.

Në mesazhin e saj, Osmani ka vlerësuar lart kontributin e Mustafës në proceset politike dhe intelektuale që çuan drejt pavarësisë së Kosovës.

Ajo e ka cilësuar Mustafën si një nga zërat më të artikuluar për liri dhe pavarësi, duke theksuar se ai mbrojti me guxim dhe vizion idealin e Kosovës së pavarur.

“Në këtë përvjetor kujtojmë me nderim Xhemail Mustafën, intelektualin që me penë, guxim e vizion mbrojti idealin e Kosovës së pavarur. Ai ishte bashkëpunëtori i palëkundur i Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, dhe një prej arkitektëve të mendimit politik që na çoi drejt shtetit që kemi sot. Por, plagët e së kaluarës nuk mbyllen pa drejtësi”, ka thënë Osmani.

Presidentja ka ritheksuar nevojën për zbardhjen e vrasjes së tij, duke e konsideruar këtë një detyrim institucional të Republikës së Kosovës. “Zbardhja e kësaj vrasjeje politike nuk është vetëm kërkesë morale, por detyrim i Republikës. Lavdi jetës, veprës dhe sakrificës së Xhemail Mustafës!”, ka përfunduar ajo.