Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Presidentja Osmani përfundoi konsultimet me partitë politike, data e zgjedhjeve lokale caktohet së shpejti

Presidentja Osmani përfundoi konsultimet me partitë politike, data e zgjedhjeve lokale caktohet së shpejti

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përfunduar sot konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. Ajo ka dëgjuar qëndrimet dhe propozimet e subjekteve politike dhe pritet që në ditët në vijim ta caktojë datën për zgjedhjet, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Pas takimit Presidenca ka dalë me njoftim:

Presidentja Osmani përfundoi konsultimet me partitë politike, data e zgjedhjeve lokale caktohet ditëve në vijim

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot takimin konsultativ me subjektet politike për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.

Gjatë takimit, Presidentja Osmani ka dëgjuar qëndrimet dhe propozimet e subjekteve politike, prandaj në ditët në vijim, konform përgjegjësive kushtetuese dhe ligjeve në fuqi, do ta caktojë datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale.