Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka fituar çmimin ndërkombëtar ‘M100 nga Sanssoici Colloquium’.
Prsidenca e Republikës së Kosovës thotë se Osmani është liderja e parë nga Ballkan që nderhohet me këtë çmim.
Çmimi që mori Osmani është ‘M100 Media Award’, për përkushtimin ndaj vlerave euroatlantike dhe për punën në reforma, forcimin e demokracisë, kursin panevropian, luftën ndaj korrupsionit si dhe barazinë dhe të drejtat e grave.
“Laureat i këtij çmimi është edhe Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk. Ceremonia e ndarjes së çmimit mbahet më 12 shtator në Orangery of Sanssouci Park në Potsdam. Fjalën kryesore me këtë rast do ta mbajë Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz” – thuhet mes tjerash në komunikatën e Presidencës.