Osmani ka shkruar se ka shfrytëzuar darkën për miqësi, partneritet e diskutime për të ardhmen.
“Sonte, në Louvre historik, së bashku me Prindonin ishim të ftuar në darkën e shtruar nga Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar”, ka shkruar Osmani.
“Miqësi, partneritet e diskutime për të ardhmen, siç është edhe fryma e Lojërave Olimpike”, ka shkruar ajo.
Presidentja Osmani do të jetë e ftuar edhe në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike.
Sivjet, Kosova do të garojë me nëntë sportistë.
Ekipi olimpik i Kosovës do të paraqitet me pesë xhudistë, një boksiere, një atlete dhe me dy notues.