Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të ftojë partitë politike për konsultime në përputhje me afatet dhe përgjegjësitë kushtetuese.
Lajmin e ka konfirmuar këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, i cili ka thënë se presidentja do të veprojë në harmoni me Kushtetutën e vendit.
“Presidentja Osmani do t’i ftojë partitë politike për konsultime gjithsesi brenda afatit kushtetues dhe në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese”, tha Kupina.