Janne Shaheen dhe Peter Welch nga Senati amerikan do të takohen sot me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti.
Me të parën e shtetit takimi do të zhvillohet në ora 9:15 kurse më të parin e qeverisë ata pritet të takohen në ora 10:00.
Lajmin për këtë takim e ka dhënë vet senatorja Shahenn në një postim në platformën e sa ‘X’.
“Senatori Peter Welch dhe unë jam në Ballkanin Perëndimor për të siguruar aleatët tanë se SHBA-ja është e angazhuar në mënyrë aktive dhe mbështet aspiratat demokratike të kombeve të tyre. Pres me padurim që të kem biseda thelbësore me drejtues dhe zyrtarë lokalë gjatë gjithë vizitës”, ka shkruar Shaheen.
/TV Arbëria