Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Presidentja Osmani arrin në El Salvador

Presidentja Osmani arrin në El Salvador

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka arritur në El Salvador

Nëpërmjet dy videove të postuara në llogarinë e saj në Instagram, e para e shtetit bëri të ditur se është pritur nga ministrja e Jashtme e El Salvadorit, Alexandra Hill Tinoco.

Osmani në El Salvador ka udhëtuar me ftesë të presidentit, Nayib Bukele.

Presidentja do të marrë pjesë në Inaugurimin e presidentit të ri-zgjedhur Nayib Bukele.

Gjatë qëndrimit në San Salvador, Osmani poashtu do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale me udhëheqës shtetëror të El Salvadorit, duke filluar me presidentin Bukele.

Fokusi i këtyre takimeve do të jetë forcimi i marrëdhënieve bilaterale, bashkëpunimit ndërshtetëror si dhe forcimi i aleancave ekzistuese dhe krijimi i aleancave të reja me shtete në rajonin e Amerikës Latine.

Presidentja po ashtu do të zhvillojë një sërë takimesh të tjera bilaterale me përfaqësues të shteteve të tjera, me qëllim të forcimit të pozitës ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, si dhe avancimit të bashkëpunimit bilateral në fusha të interesit të përbashkët.

Powered by WordPress