Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Presidentja Justina Shiroka Pula është e PDK-së apo e VV-së? – përgjigjet Mustafa

Presidentja Justina Shiroka Pula është e PDK-së apo e VV-së? – përgjigjet Mustafa

Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa ka komentuar përkatësinë politike të presidentes së Kosovës, Justina Shiroka Pula, pasi analisti Blerim Canaj e pyeti nëse ajo është presidente e PDK-së apo e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).

Mustafa theksoi se Shiroka Pula ka qenë më herët ministre dhe deputete nga radhët e PDK-së, por sipas tij, asnjëherë nuk është vënë në dyshim përkatësia e saj politike.

Ai u shpreh se i vjen mirë që edhe LVV-ja e konsideron presidenten si të veten, duke theksuar se ajo tashmë përfaqëson vendin dhe jo një subjekt të caktuar politik.

“Unë besoj që e dini të gjithë, ka qenë ministre e PDK-së, deputete dhe asnjëherë nuk e ka ngritur askush dilemën nëse është me PDK-në apo jo. Më vjen shumë mirë që e merr edhe VV-ja si të veten, edhe duhet ta marrin. Është presidente e Kosovës”, tha Mustafa. /rtv21