Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Presidentja e uron homologun e saj për Ditën e Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut

Presidentja e uron homologun e saj për Ditën e Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar homologun e saj nga Maqedonia e Veriut, Stevo Pendarovski, si dhe popullin e këtij vendi për Ditën e Pavarësisë.

Osmani tha se pret që të punojnë bashkë për t’i ngritur marrëdhëniet mes dy shteteve.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Presidentit Stevo Pendarovski dhe miqve tanë në Maqedoninë e Veriut. Mezi pres të vazhdojmë të punojmë së bashku për ta çuar partneritetin tonë në lartësi të reja dhe për të kontribuar së bashku për një të ardhme më të ndritshme euroatlantike për të dyja vendet tona demokratike”.

Në vendin fqinj, ditë më parë kishte shkuar për vizitë jozyrtare kryeministri Albin Kurti, i cili në komunën me shumicë shqiptare të Tetovës u prit me tubim. Vizita dhe fjalimi i tij aty nxitën reagime në Maqedoninë e Veriut, derisa pat edhe akuza ndaj Kurtit se po ndërhyn në punë të brendshme të këtij shteti. Po ashtu, edhe prezenca e një flamuri “Autochthonous” çoi në komente të tilla që po nxitet një retorikë e “Shqipërisë së Madhe”.

Maqedonia e Veriut feston Ditën e Pavarësisë më 8 shtator. Kjo ditë ka qenë festë kombëtare që nga viti 1991, kur, pas një referendumi për pavarësi, Maqedonia fitoi pavarësinë e saj nga Jugosllavia, ku ishte një shtet federal dhe u bë një demokraci sovrane parlamentare.

/TV Arbëria

Powered by WordPress