Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Presidentja dekreton 31 gjyqtarë me propozim të KGJK’së

Presidentja dekreton 31 gjyqtarë me propozim të KGJK’së

Presidentja Vjosa Osmani ka dekretuar sot 31 gjyqtarë me mandat fillestar, me propozim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Presidenca, Osmani ka potencuar se integriteti, pavarësia, paanshmëria dhe profesionalizmi i gjyqtarëve janë elemente thelbësore për një sistem të drejtësisë që garanton barazi për të gjithë dhe besim qytetar.

“Në ceremoninë e betimit para Presidentes së Republikës, gjyqtarët e rinj janë betuar se: “do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do të respektojnë rregullat e etikës profesionale, si dhe do të kryejnë me besnikëri në mënyrë të pavarur, profesionale dhe të paanshme detyrat e tyre””, thuhet në njoftim.

Powered by WordPress