Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Presidenti Trump ka zbarkuar në Anchorage të Alaskës

Presidenti Trump ka zbarkuar në Anchorage të Alaskës

Presidenti amerikan Donald Trump ka zbarkuar në Bazën Ajrore Elmendorf në Anchorage, Alaskë.

Ai sonte do të takohet me homologun e tij rus Vladimir Putin, raporton KosovaPress.

Një diplomat evropian tha për CNN se do të jetë “e vështirë për t’u përballuar” mbërritja me tapet të kuq e presidentit rus Vladimir Putin në Alaska, ndërsa pushtimi rus i Ukrainës vazhdon.

“Duke pasur parasysh tmerret që forcat e Putin po i shkaktojnë Ukrainës çdo ditë, ky lloj trajtimi do të jetë i vështirë për t’u përballuar”, tha diplomati të premten.