Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Presidenti kroat: Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e Kroacisë për anëtarësim në KiE

Presidenti kroat: Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e Kroacisë për anëtarësim në KiE

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, përgjatë një takimi në shtetin respektiv me Igli Hasanin, ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, ka përmendur edhe Kosovën.

Sipas një komunikate të lëshuar nga presidenca kroate, citohet Milanoviq t’i ketë thënë Hasanit se Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e Kroacisë në anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

“Në takimin në Zyrën e Presidentit të Republikës, u konfirmua se Kroacia dhe Shqipëria kanë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe. Presidenti Milanoviç konfirmoi mbështetjen e fortë kroate për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe përsëriti besimin e tij se negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE duhet të kishin qenë tashmë në fazën përfundimtare, veçanërisht duke pasur parasysh faktin se ai shtet ka qenë tashmë anëtar i NATO-s që 15 vite. Në takim u diskutua edhe situata në Evropën Juglindore dhe presidenti Milanoviq konfirmoi se Republika e Kosovës mund të llogarisë në mbështetjen e Kroacisë për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Nga pesë përfaqësues sa ka Kroacia në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, tre nga ta votuan për anëtarësimin e Kosovës në KiE. Dy anëtarë të tjerë kroatë nuk ishin pjesëmarrës në votim. /Insajderi.org/

 

Powered by WordPress