Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Presidenti Joe Biden e ka autorizuar Ukrainën qe t’i përdor armët amerikane me rreze të gjatë veprimi

Presidenti Joe Biden e ka autorizuar Ukrainën qe t’i përdor armët amerikane me rreze të gjatë veprimi

Sipas informacioneve te fundit, Presidenti Joe Biden a autorizuar Ukrainën qe t’i përdor armet amerikane me rreze të gjatë veprimi brenda Rusise ndaj caqeve ushtarake këtij shteti. Me ane të këtyre raketave Ukraina pritet ta godas territorin rus deri në 300 km.

Ky vendim vjen si reagim ndaj përfshirjes se trupave ushtarake nga Koreja e Veriut përkrah forcave ruse kundër Ukrainës. Presidenti i këtij shteti Vlodymyr Zelenksy kishte kohë që kërkonte që shtetet perëndimore ta lejonin përdorimin e këtyre armeve.

Ndërkohë, lideri rus Vladimir Putin ka deklaruar se me kete autorizim praktikisht NATO futet në luftë kundër Rusisë.

Ky eskalim i situatës vjen ne një kohë kur presidenti i ri i SHBA-ve, Donald Trump, që do ta marr detyrën me 20 janar ka premtuar se do ndal luftën në Ukrainë, por pa premtuar ne detaje se si do ta beje ate. /TV Arbëria

Themes by WordPress