Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Presidenti i Serie A: Lojtarët e zëvendësuar të futen përsëri në lojë

Presidenti i Serie A: Lojtarët e zëvendësuar të futen përsëri në lojë

Presidenti i Serie A, Lorenzo Casini, beson se futbolli duhet të ndryshojë dhe të lejojë trajnerët të fusin përsëri në lojë lojtarët e zëvendësuar gjatë një ndeshje, në mënryë që ata të pushojnë dhe të rikthehen përsëri në fushë.

Casini mori pjesë në një ceremoni në Napoli sot (e diel) dhe pretendoi se rregullat e futbollit duhet të ndryshojnë në të ardhmen pas rregullit për pesë zëvendësime që u bë i përhershëm në futboll.

“Pas pandemisë, pesë zëvendësime janë shndërruar në normalitet”, ka thënë fillimisht Casini.

“Tani, mendoni për ndryshimet e tjera, si p.sh të fusësh përsëri në fushë një lojtar që është zëvendësuar, kështu që ai mund të pushojë në bankë për një kohë dhe të rikthehet në lojë”, vazhdoi ai.

“Pesë zëvendësime favorizojnë klubet që kanë një numër të madh lojtarësh, por nuk i lejojnë ata të futen së dyti herë në fushë. Mendoni rreth Dybalas në finalen e Ligës së Evropës. Ai u zëvendësua në një moment, por ai mund të ishte rikthyer në fushë gjatë kohës shtesë”.

Dybala nuk ishte plotësisht i gatshëm fizikisht kur Roma u përball me Sevillan në finale të Ligës së Evropës majin e kaluar, por startoi këtë ndeshje dhe shënoi gol për Romën në pjesën e parë.

Ai u zëvendësua në minutën e 68-të dhe Roma eventualisht e humbi ndeshjen pas ekzekutimit të penalltive.

Casini është bërë president i Serie A në mars të vitit të kaluar duke zëvendësuar në këtë post Paolo Dal Pinon.

Powered by WordPress