Spekulimet se Lionel Messi është afër rikthimit te Barcelona nuk kanë të ndalur.
Ylli argjentinas nuk është i kënaqur te Paris Saint-Germain dhe nuk dëshiron ta rinovojë kontratën me kampionin francez.
Thuhet se Barça është duke bërë gjithçka për ta bërë të mundur rikthimin e Messit në “Camp Nou”, ndërsa për këtë gjë tani ka folur presidenti i La Ligas, Javier Tebas.
Tebas e përshkroi situatën e rikthimit të Messit te Barcelona si tejet të komplikuar.
“Nëse më pyesni sot, unë e shoh rikthimin e Messit te Barça të komplikuar. Ka ende kohë sigurisht, por nuk është e lehtë. Barça duhet të shes lojtarë dhe të ul pagat për ta regjistruar Messin, gjithashtu, ne ende nuk e dimë sa është paga e Lionel”, tha Tebas për “RMC Sport”.
“Barcelona nuk është sikurse PSG, Barça duhet të ulë pagat për të regjistruar lojtarë të ri për shkak të Fair Play”, shtoi më tej Tebas.
Barcelona po punon në planin financiar që të jetë e gatshme me La Ligan, që të bëj një ofertë hapëse, zyrtare drejt Lionel Messit javëve të ardhshme.
/TV Arbëria