Presidenti izraelit, Isaac Herzog tha se vendi i tij i bindet ligjit ndërkombëtar, në përgjigje të një pyetjeje nga CNN nëse Izraeli po respekton ligjet e luftës.
“Jam shumë i zhgënjyer që kjo është ajo që po pyesni menjëherë. Nuk e keni parë? E keni parë, ishit të gjithë aty. Pra, tani po fillojmë me retorikën për krimet e luftës?” tha Herzog.
“Izraeli i përmbahet ligjit ndërkombëtar, vepron sipas ligjit ndërkombëtar. Çdo operacion është i siguruar dhe i mbuluar dhe i rishikuar ligjërisht me gjithë respektin e duhur”, shtoi Herzog. Akuzat për krime lufte dalin “krejtësisht jashtë kontekstit”, tha ai.
Izraeli është akuzuar për dënim kolektiv ndaj palestinezëve, pasi e ka nënshtruar Gazën ndaj bombardimeve intensive që nga sulmi i Hamasit të shtunën. CNN thotë se dënimi kolektiv është krim lufte.
Herzog gjithashtu u acarua dukshëm kur iu përgjigj një pyetjeje të ngjashme në të njëjtën konferencë. Gazetari i “Channel 4”, e pyeti presidentin izraelit nëse Izraeli po i mban palestinezët e zakonshëm në Gaza përgjegjës për moslargimin e Hamasit.