Çka përfshihet në paketën e re të ndihmës ushtarake të ShBA’së për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara do t’i dërgojnë Ukrainës bomba thërrmuese...

Bajrami i kërkon përballje televizive ministrit Murati: Po manipulon, zgjedhe TV-në, zgjedhe kohën, unë jam gati

Ish-ministrja e Financave dhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami,...

“E ardhmja e Ukrainës është në NATO”, thotë Stoltenberg pas takimit me Zelenskyn

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u takua...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë për marrëveshjen bërthamore

Extra AL PVC

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka thënë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (UNGA) se Irani është i gatshëm për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes për armët bërthamore me Perëndimin dhe bëri thirrje për përfundimin e luftërave në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme përmes dialogut.

“Ne jemi të gatshëm të angazhohemi me pjesëtarët e JCPOA-s [Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit], nëse detyrimet nga JCPOA-ja zbatohet plotësisht dhe në mirëbesim. Dialogu për çështje të tjetra mund të pasojë”, tha Pezeshkian në fjalimin e tij të parë në takimin vjetor të UNGA-së, më 24 shtator.

Pezeshkiani, i cili u betua si president në korrik pasi u zgjodh pas vdekjes së presidentit Ebrahim Raisi nga rrëzimi i helikopterit, ka thënë edhe më parë se Teherani është i hapur për të biseduar me Shtetet e Bashkuara për ta kthyer marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

Presidenti Donald Trump në vitin 2018 e tërhoqi njëanshëm SHBA-në nga kjo marrëveshje, e cila ishte nënshkruar gjithashtu nga Kina, Franca, Rusia, Britania, Gjermania dhe Bashkimi Evropian. Trumpi vendosi pastaj sanksione të ashpra financiare kundër Teheranit.

Presidenti Joe Biden ka kërkuar rikthimin e marrëveshjes, por Uashingtoni dhe Teherani kanë pasur mospajtime rreth kushteve të saj.

Pezeshkiani tha se Irani shpreson se do të ketë lehtësim të sanksioneve, të cilat ai i quajti “armë shkatërruese dhe çnjerëzore të dizajnuara për ta gjymtuar ekonominë e një kombi.”

Ai bëri thirrje për një paradigmë të re globale që fokusohet në mundësitë “në vend që të jetë e fiksuar me kërcënimet e perceptuara”, duke thënë se ekziston mundësia për t’i tejkaluar kufizimet dhe për të hyrë në një epokë të re.

“Kjo epokë do të fillojë me njohjen e shqetësimeve të sigurisë së Iranit dhe bashkëpunimin mbi sfidat e ndërsjella”, tha ai.

Marrëdhëniet midis Iranit dhe Perëndimit janë përkeqësuar prej kur Hamas i mbështetur nga Irani – i cili është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – e sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor 2023, dhe pasi Teherani e ka rritur mbështetjen për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Por, Pezeshkiani theksoi në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së se Irani dëshiron “paqe për të gjithë dhe nuk kërkon luftë apo konflikt me askënd”. Ai bëri thirrje për ndaljen e armiqësitë ushtarake në Ukrainë menjëherë.

“Ne mbështesim të gjitha zgjidhjet paqësore dhe besojmë se dialogu është e vetmja mënyrë për të zgjidhur këtë krizë”, tha ai.

Pezeshkiani gjithashtu e kritikoi ashpër Izraelin për atë që ai e quajti “gjenocidi i tij në Gazë” dhe tha se ai duhet të ndalet menjëherë.

“Është thelbësore që bashkësia ndërkombëtare ta sigurojë menjëherë një armëpushim të përhershëm në Gazë dhe t’i japë fund barbarizmit të Izraelit në Liban para se ta ngufatë edhe rajonin dhe botën”, tha ai.

Pezeshkiani paralajmëroi më herët se fushata ajrore e Izraelit si përgjigje ndaj sulmeve nga Hezbollahu — grupi libanez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara — në territorin e tij nga jugu i Libanit “mund të kthehet në një luftë rajonale”.

Pezeshkiani tha për CNN në një intervistë që u transmetua më 23 shtator se Irani po e mbështet Hezbollahun sepse ky grup “nuk mund të qëndrojë vetëm” përballë sulmeve.

Irani prej kohësh ka qenë sponsori kryesor i Hezbollahut.

spot_img

Të fundit

Çka përfshihet në paketën e re të ndihmës ushtarake të ShBA’së për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara do t’i dërgojnë Ukrainës bomba thërrmuese...

Bajrami i kërkon përballje televizive ministrit Murati: Po manipulon, zgjedhe TV-në, zgjedhe kohën, unë jam gati

Ish-ministrja e Financave dhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami,...

“E ardhmja e Ukrainës është në NATO”, thotë Stoltenberg pas takimit me Zelenskyn

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u takua...

Stradner: Vuçiqi po përgatitet të veprojë si Putini, e pret momentin e duhur gjeopolitik

Këshilltarja në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracisë, analistja dhe...

Çka përfshihet në paketën e re të ndihmës ushtarake të ShBA’së për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara do t’i dërgojnë Ukrainës bomba thërrmuese me rreze të mesme veprimi, një sërë raketash, artileri dhe automjete të blinduara si pjesë...

Bajrami i kërkon përballje televizive ministrit Murati: Po manipulon, zgjedhe TV-në, zgjedhe kohën, unë jam gati

Ish-ministrja e Financave dhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar edhe një herë ministrit Hekuran Murati lidhur me një shkrim që ky...

“E ardhmja e Ukrainës është në NATO”, thotë Stoltenberg pas takimit me Zelenskyn

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u takua me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Nju Jork, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të...