Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino me kombëtaren e Kosovës

Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino me kombëtaren e Kosovës

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka ardhur për vizitë në Kosovë.

Ai është takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmani e cila e dekoroi me medalje presidenciale.

“Çfarë kënaqësie për mua që të jem në shtëpinë time, në Kosovë sot dhe ta pranoj këtë mirënjohje nga një vend si ky i juaji. Kosova sot është kryeqytet i botës në futboll. Para jush dua të them që këtë medalje ia kushtoj legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri. Kujtoj shumë takime me Vokrrin kur Kosova ishte shumë vend i ri dhe nuk ishte e lehtë të takoja njerëz nga Kosova sepse gjithandej flitej për statusin e vendit tuaj. Në atë kohë e kuptova që Kosova ka njerëz që besojnë në vendin e tyre dhe i thosha Vokrrit të shohim çfarë mund të bëjmë, por ai ishte në çdo derë e dritare që unë e hapja duke më kërkuar pranimin e Kosovës në FIFA  dhe nuk kisha zgjidhje tjetër. I thamë Kosovës ‘Mirë se vjen në FIFA”, tha Infantino.

Më pas, ai u takua edhe me kombëtaren e Kosovës.