Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Presidenti i Benficas për Fernandez: Nuk do të qaj për një lojtar që nuk dëshironte të qëndronte

Presidenti i Benficas për Fernandez: Nuk do të qaj për një lojtar që nuk dëshironte të qëndronte

Benfica e shiti këtë merkato të janarit yllin argjentinas, Enzo Fernandez te Chelsea për një shumë rekorde 120 milionë euro.

Gjithçka ndodhi në çastet e fundit të ditës së fundit të afatit kalimtar të transferimeve të janarit, kur Chelsea arriti marrëveshje me Benfican për Enzon, raporton KosovaPress.

Rreth kësaj çështje ka folur tani presidenti i Benficas, Rui Costa, i cili tha se Fernandez nuk dëshironte të qëndronte në klub.

“Enzo Fernandez nuk dëshironte të qëndronte te Benfica. Ai nuk na dha neve asnjë shans. Unë e bëra më të mirën time, jam i mërzitur por nuk do të qaj për një lojtar i cili nuk dëshironte të qëndronte”, tha Costa.

“Kur arriti Chelsea, ishte e pamundur për t’ia ndryshuar mendjen atij”, shtoi më tej presidenti i Benficas.

Powered by WordPress