Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Presidenti i Austrisë uron Osmanin për 17-vjetorin e pavarësisë: Ndajmë vlera të përbashkëta e qëndrime të ngjashme

Presidenti i Austrisë uron Osmanin për 17-vjetorin e pavarësisë: Ndajmë vlera të përbashkëta e qëndrime të ngjashme

Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar një mesazh urimi nga Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në mesazhin e tij, Presidenti Van der Bellen ka theksuar lidhjet e forta që bashkojnë Austrinë dhe Kosovën, duke vënë në dukje se të dy vendet ndajnë vlera të përbashkëta europiane dhe qëndrime të ngjashme mbi shumë çështje.

Presidenti austriak ka rikujtuar mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë për Kosovën dhe ka siguruar se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe më tej në rrugën europiane të Kosovës, ka thënë Presidenca.