Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Presidenti Gjukanoviq- Osmanit: Mos dyshoni në mbështetjen tonë

Presidenti Gjukanoviq- Osmanit: Mos dyshoni në mbështetjen tonë

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka thënë se ata mbështesin anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, por edhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

Ai gjatë një konference të përbashkët me presidente e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Kosova nuk duhet të dyshojë në mbështetjen e Malit të Zi.

“Nga përvoja jonë, dhe kur mbështetja vjen nga rajoni, është më e rëndësishmja. Mos dyshoni në mbështetjen tonë dhe rëndësinë e saj”, tha Gjukanoviq, raporton Vijesti.

Ai ka vlerësuar raportet ndërmjet dy vendeve.

Duke folur për dialogun me Serbinë tha se është e mundur të arrihet një marrëveshje.

Gjukanoviq tha se “ne mund të forcojmë stabilitetin vetëm përmes integrimit evropian”.

Ai tha se është biseduar edhe për vendosjen kushtetuese të komunitetit malazez në Kosovë, si dhe për bashkëpunimin ekonomik.

Ndërsa, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se me Gjukanoviqin kanë diskutuar për rëndësinë e koordinimit të përbashkët për ta forcuar partneritetin mes Kosovës dhe Malit të Zi.

/TV Arbëria

Themes by WordPress