Presidenti francez, Emmanuel Macron të martën do të zhvillojë një vizitë në Izrael.
Njoftimi u dha nga Elysee, duke konfirmuar deklaratat nga zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu më herët gjatë ditës, shkruan Al Jazeera.
Ndërkaq, presidenti amerikan, Joe Biden dhe kryeministri Netanyahu kanë rënë dakord që ndihma do të vazhdojë në Rripin e Gazës pavarësisht nga sulmet e vazhdueshme izraelite në enklavën e rrethuar.
“Udhëheqësit pohuan se tani do të ketë rrjedhje të vazhdueshme të kësaj ndihme kritike në Gaza”, tha Shtëpia e Bardhë pasi të dy udhëheqësit zhvilluan një bisedë telefonike./abcnews.al
/TV Arbëria