Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Presidenca nis përgatitjet për festat e fundvitit – planifikon t’i harxhojë gati 10 mijë euro për bredha, drita e drerë dekorues

Presidenca nis përgatitjet për festat e fundvitit – planifikon t’i harxhojë gati 10 mijë euro për bredha, drita e drerë dekorues

Atmosfera festive e fundvitit së shpejti do të ndihet edhe në Presidencën e Kosovës. Një tender për dekorime, veçse është shpallur tashmë.

Zyra e Presidentes po planifikon të harxhojë rreth 10 mijë euro për dekorimin e ambienteve me rastin e festive të fundvitit. Kohëzgjatja për këtë kontratë është tre muaj.

Dekorimi do të bëhet në Kabinet, holl dhe oborr tek pjesa hyrëse nga Sheshi “Ibrahim Rugova”.

 

Me këtë kontratë parashihet montimi dhe mirëmbajtja e bredhit artificial, montimi dhe mirëmbajtja e gjelbërimit dekorativ që do të vendoset në gilinderat e shkallëve dhe në hyrje të presidencës, dekorimi i fasadës së objektit me drita decorative dhe i rafteve me brenda zyrave të presidencës me elemente të ndryshme decorative, montimi dhe mirëmbajtja e dritave decorative në “murin e gjallë” në oborr, montimi dhe mirëmbajtja e një dreri dekorues, që duhet të jetë i mbështjellë me drita decorative, montimi dhe mirëmbajtja e dritave dekorative në pishat që gjenden në oborr dhe i dhuratave, si dhe montimi dhe mirëmbajtja e një “dreri” dekorativ ndriçues për kushte të brendshme.

Kompania që do të shpërblehet me këtë tender, me këtë çmim, do ta bëjë edhe demontimin e të gjitha dekorimeve në datën që përcakton ZPRK’ja dhe ta kthejë ambientin në gjendjen e mëparshme.

Afati i fundit për dorëzim të ofertave është 21 nëntori, kur edhe do të bëhet hapja e tenderëve.

“Operatorët ekonomik do të kenë të drejtë të dorëzojnë tenderin, kërkesën për pjesëmarrje dhe dokumentet e tjera të nevojshme apo dosjet të cilat u lejohen gjatë kryerjes së një aktiviteti të prokurimit në gjuhën Shqipe, Serbe dhe Angleze”, thuhet në njoftim.

 

Powered by WordPress