Zyra e Presidentes së Kosovës nënshkroi memorandum bashkëpunimi me GIZ Kosova.
Qëllimi i këtij memorandumi është forcimi i rolit të shoqërisë civile në Kosovë drejt avancimit më të shpejtë të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
“Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës nënshkroi Memorandum Bashkëpunimi me GIZ Kosova me qëllim forcimin e rolit të shoqërisë civile në Kosovë drejt avancimit më të shpejtë të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë”, njofton Presidenca.
Palët nënshkruese do të ofrojnë mundësi për mbështetje të OJQ-ve vendore duke ofruar hapësirë për prezantim të projekteve ideore në lidhje me zhvillimin e politikave të përgjegjshme gjinore dhe klimatike, dhe inkurajimin e lidershipit të grave në veprimin për klimën.
“Roli i shoqërisë civile në përshpejtim të zbatimit të plotë të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë është thelbësor, sidomos në nivel lokal. Si pjesë e edicionit të radhës së Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili do të mbahet këtë prill në Prishtinë, palët nënshkruese do të ofrojnë mundësi për mbështetje të OJQ-ve vendore duke ofruar hapësirë për prezantim të projekteve ideore në lidhje me zhvillimin e politikave të përgjegjshme gjinore dhe klimatike, dhe inkurajimin e lidershipit të grave në veprimin për klimën”.
“Ky bashkëpunim shërben si konfirmim i Kosovës dhe Gjermanisë për të punuar bashkërisht me synim për krijimin e një mjedisi sa më të sigurt, paqësor dhe të qëndrueshëm për gratë e vajzat”.
/TV Arbëria