Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Pres me kënaqësi bashkëpunimin tonë” Ambasadori i ri i BE në Kosovë takon Prattipati

Pres me kënaqësi bashkëpunimin tonë” Ambasadori i ri i BE në Kosovë takon Prattipati

Ambasadori i ri i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka nisur takimet e tij me partnerët ndërkombëtarë, duke u takuar me të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.

“Duke nisur takimet e tij me partnerët ndërkombëtarë, Ambasadori i BE-së në Kosovë Dirk Schuebel u takua me të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së, Anu Prattipati”.

“Pres me kënaqësi bashkëpunimin tonë. Ne jemi këtu për ta mbështetur Kosovën”, tha Schuebel pas takimit. /G