Një letër e kryediplomates kosovare, Donika Gërvalla, e bërë publike mëngjesin e së enjtes ku ajo zotohej se Kosova do ta shkruaj një Draft për Asociacionin të inspiruar nga Drafti i hartuar nga FES-i, kishte nxitur një varg reagimesh e diskutimesh.
Lidhur me këtë, në FRONTAL të T7 ka qenë i ftuar Egozn Osmanaj nga FES, i cili ka folur për premtimin e Gërvallës dhe faktin se Qeveria e Kosovës do ta marrë për bazë Draftin e FES.
Osmanaj ka thënë se vitin e fundit, e sidomos pasi themelimi i Asociacionit është bërë kusht, Qeveria tashmë mbase ka filluar të shohin se cili është modaliteti më i mirë, dhe siç potencon Osmani, mbase në mes të Draftit të Lajcak dhe draftit të FES, ky i dyti është “një e keqe më pak…më e vogël”.
“Propozimi jonë ka qenë komplet në linja me atë që shteti jonë ka marrë si obligim, marrëveshjen e 2013, 2015, aktgjykimi i Kushtetueses, që në një far forme i korrekton gabimet ose lëshimet e mëhershme. Për këtë arsye kemi menduar që do t’iu shërbej institucioneve tona”, ka potencuar Osmani.
“Tash kemi pas, sidomos vitin e fundit, kur themelimi Asociacioni është lidhur me anëtarësimin në KiE, padrejtësisht, por që tashmë është kërkesë eksplicite e partnerëve, normalisht që institucionet e Kosovës siç duket kanë filluar të shohin cili do të ishte modaliteti më i mirë, dhe mbase në mes të opsionit tonë dhe opsionit të propozuar nga z.Lajcak, opsioni jonë ka qenë një e keqe më pak..më e vogël”, ka thënë ai në FRONTAL.
Osmani pranon që edhe drafti që e ka nxjerr FES ka pas kritika./Express/