Që prej marrjes së detyrës së trajnerit te Chelsea, Graham Potter ka kaluar nëpër batica dhe zbatica të ndryshme sa i përket rezultateve.
Nën udhëheqjen e tij, Chelsea nuk po i ec mirë në Premier Ligë, ku momentalisht gjendet në pozitën e 10 në tabelë, plot 11 pikë larg Top 4 që siguron një vend në Ligën e Kampionëve.
Por, rast i njëjtë nuk është edhe në Ligën e Kampionëve, ku me fitoren e mbrëmshme ndaj Borussia Dortmundit, Potter ka hyrë në histori të garës më prestigjioze evropiane.
Potter është bërë trajneri i dytë anglezë që ka arritur të fitojë pesë ndeshje të Ligës së Kampionëve brenda një sezoni.
Këtë gjë ka arritur ta bëjë vetëm Bobby Robson, i cili e udhëhoqi Newcastle drejt pesë fitoreve në Ligën e Kampionëve në sezonin 2002/03.
Nën udhëheqjen e Potter, Chelsea këtë sezon në këtë garë ka arritur ta mposhtë Milanin dy herë, Red Bull Salzburgun, Dinamo Zagrebin dhe Borussia Dortmundin.
/TV Arbëria