Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Prej tash analizat e gjëndrës tiroide mund të behën në tri Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë

Prej tash analizat e gjëndrës tiroide mund të behën në tri Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se është rritur numri i shërbimeve në Qendrat e Mjekësisë Familjare.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se tani analizat e gjëndrës tiroide mund të behën në tri qendra të mjekësisë familjare.

“Rritet numri i shërbimeve në Qendrat e Mjekësisë Familjare, dhe në tre qendra mund të bëni analizat e tiroides (T3, T4 dhe TSH) në: Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare; Qendra në “Bregun e Diellit”; Qendra në lagjen “Dardania”. Këto analiza janë jetike për shëndetin tuaj, duke ndihmuar në diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve të tiroides. Këto shërbime ofrohen në qendrat publike të mjekësisë familjare për të gjithë qytetarët.”, ka shkruar Rama.