Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Prehu në paqe mik i Kosovës “-Pacolli reagon për vdekjen e Beckenbauer

“Prehu në paqe mik i Kosovës “-Pacolli reagon për vdekjen e Beckenbauer

Në moshën 78-vjeç ka vdekur legjenda e futbollit, Franz Beckenbauer.

Legjenda gjermane ka vdekur gjatë ditës së djeshme ka njoftuar gazeta gjermane Bild.

Vdekja e djalit të tij Stephan (46) në vitin 2015 dhe thashethemet për Kupën e Botës 2006 e ndikuan atë.

Që atëherë, edhe shëndeti i tij është përkeqësuar. Infarkti i syrit, operacionet e zemrës, plus sëmundja e Parkinsonit.

Në lidhje me vdekjen e tij, ka reaguar ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili ishte takuar me të para 13 viteve në Prishtinë.

“Prehu ne paqe mik i Kosovës Franz Beckenbauer”- ka shkruar Pacolli në Facebook.

 

/TV Arbëria