Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Pranimi filozofik i vdekjes si kusht i përjetimit te lirisë

Pranimi filozofik i vdekjes si kusht i përjetimit te lirisë

Shkruan: Afrim Kasolli

Një nga shtytjet kryesore te filozofisë sipas Sokratit, duhet te jete edhe ushtrimi i praktikës drejt vdekjes. Eshte i njohur dialogu i tij me nxënësit e tij ne qeli pas deniminit me vdekje nga gjyqi i Athines, se me çfarë lehtesie e pranon fundin e paracaktuar.
Mendimtari antik thote se tashme ne kete menyre shpirti ka mundësi qe te shkeptuet nga trupi si një nga parakushtet e vetenjohjes. I nxitur nder te tjera edhe nga ky gjakim filozofik, Sokrati e zgjedh këtë vdekje filozofike ne vend te arratisjes. Kjo ngjarje, sipas Hegelit shenon nje kthese historike boterore. Kurse ne ketë menyre, Sokrati u be njeri nga shembujt me eklatant te martirizimit filozofik.
Ne kete kontekst, qe nga ajo kohë filozofia i moterzua me vdekjen. Megjithatë nje raport unik dhe autentik i kësaj disipline me mortalitetin mund te gjendet ne persiatjet e filozofit te njohur gjerman, te shekullit 20-te, Martin Heidegger.
Sipas tij ketij mendimtari ekzistencialist, qeniet njerëzore janë të hedhura në botë në një ambient partikular social, historik dhe kulturor, e të rrethuar nga qëndrime rigjide, paragjykime të kohës etj etj. Kurse shumë nga nevojat tona praktike nuk janë prodhim i domosdoshëm i shumicës së qenieve njerëzore. Por ato imponohen. Prandaj, detyra e filozofisë është se si të na ndihmojë ta ballafaqohemi me këtë hedhje “Geworfenheit” me qëllim qe në ta bëjmë një jetë autentike “Eigentlichkeit”, si të kundërt me atë joautentike “Uneigentlichkeit”.
Për M. Heidegger-in, arsyeja kryesore se pse ne dështojmë ta jetësojmë këtë detyrë është për shkak se gjatë gjithë kohës i nënshtrohemi kërkesave, prirjeve, shijeve dhe qëndrimeve të “they-self” për dallim nga “oursevles”. Në këtë mënyrë, ne shpenzojmë kohe me atë që ai e quan më shume si “das Gerede” biseda të kota. Shumicën e tyre e kanë burimin në botën e spektaklit të mjeteve të komunikimit masiv, portalet, gazetat, televizionet etj etj.
Mirëpo, shtrohet pyetja si mund të dalim nga vorbulla e kësaj thashethemnaje? Hapi vendimtar në këtë drejtim për Haidegger-in mund të iniciohet kur fokusohemi më shumë në vdekjen tonë të pashmangshme, apo “qenësimin drejt vdekjes”. Kështu vetëm në këtë mënyrë, ne mund ta kuptojmë se njerëzit tjerë nuk mund të na shpëtojnë nga hiçi, “Das Nichts”. Me këtë hapërim cilësor atëherë do të ndalojmë të jetojmë për ta, të shqetësohemi se çka mendojnë ata për ne dhe t’i shpenzojmë energjitë tona të jashtëzakonshme për t’i impresionuar ata të cilët në të vërtete ashtu kështu nuk na duan neve në rend të parë. Madje asnjëri nga ta nuk do vdes për ne. Por ne do të vdesim për vetveten. E këtu nuk duhet përjashtuar rastet kur ata edhe do të tentojnë t’i shfrytëzojnë vdekjet e tjerëve për qëllimet e tyre.
Kjo edhe ishte arsyeja që kur ky filozof ishte pyetur nga të pranishmit gjatë një ligjërate në vitin 1961 se çka duhet të bëjnë për ta drejtuar një jetë më të mirë? Ai me një përgjigje lakonike kishte pohuar se “vetëm duhet të kalojnë më shumë kohë pranë varrezave”. Asgjë më shumë.