Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > “Pranë Kosovës sonë të shenjtë”, ministri serb i Mbrojtjes provokon nga baza ushtarake në Medvegjë

“Pranë Kosovës sonë të shenjtë”, ministri serb i Mbrojtjes provokon nga baza ushtarake në Medvegjë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka vendosur që sot për Krishtlindjet Ortodokse të shkojë në Medvegjë, komunën e banuar me shumicë nga shqiptarët., nga ku ka provokuar. Ai ka vizituar pjesëtarët e ushtrisë serbe në një bazë ushtarake atje.

Ndërsa i ka uruar ushtarët për festën, ai ka përmendur Kosovën.

“Kjo është arsyeja pse zemra ime është plot.Jam shumë i privilegjuar dhe i nderuar që, së bashku me gjeneralët, komandantët dhe oficerët, mund ta kaloj mëngjesin e Krishtlindjeve me pjesëtarët e Brigadës së Tretë në bazën ‘Medevce’, në rrethin Jablanički, në Zonën e Sigurisë Tokësore, pranë të kryqëzuarve tanë dhe Kosovës së Shenjtë e Metohisë, dhe në emër të të gjithëve qytetarëve të Serbisë, ju uroj pjesëtarët e Forcave të Armatosura të Serbisë për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri dhe i falënderoj për gjithçka që bënë dhe po bëjnë për atdheun e tyre”, tha Vuçeviq.

Duke folur për thirrjen ushtarake, ministri i Mbrojtjes theksoi se nuk është një thirrje e zakonshme dhe as një punë e zakonshme.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, Vuçeviq në bisedën me pjesëtarët e ushtrisë është siguruar që detyrat e sigurimit të kufijve që ata i quajnë “vijë administrative” dhe kontrollit të Zonës së Sigurisë Tokësore të kryhen “me përgjegjësi dhe profesionalizëm.

/TV Arbëria

Powered by WordPress