Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Pse Qeveria e Kosovës nuk po e tregon të vërtetën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës?

Pse Qeveria e Kosovës nuk po e tregon të vërtetën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës?

Në muajin dhjetor të vitit 2023, mediumi TV Arbëria, në një intervistë me Zëvendësministrin e Punëve Jashtme të Kosovës, z.Kreshnik Ahmeti, i kishte parashtruar pyetje specifike këtij të fundit se sa është i kushtëzuar anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, me zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit.

Mirëpo i njëjti i kishte ikur përgjigjes lidhur më këtë pyetje. Ai kishte përshkruar fazat e këtij rrugëtimi, dhe se në cilën fazë gjendet aktualisht Kosova.Me këtë rast, sipas z. Ahmetit vendi ynë ndodhet në përmbyllje të fazës së dytë të këtij procesi, pritet që të votohet raporti i Dora Bakoyannis nga Asambleja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës, për t’i hapur rrugë fazës së tretë.

Po ashtu, z. Ahmeti, kishte deklaruar se Kosova nuk ka pasur asnjë vonesë sa i përket këtij procesi që nga data e aplikimit. Ai kishte pohuar se anëtarësimi në këtë mekanizëm nuk ka kritere të para anëtarësimit, sikurse bie fjala siç është rasti me Bashkimin Evropian. Ndërkohë, në fund ai e kishte përsëritur refrenin e njohur qeveritar duke u bazuar në raportet ndërkombëtare që dëshmonin se Kosova e zënë vendin e parë në rajon si shteti më demokratik dhe sundim të ligjit, i dyti në Evropë dhe i treti në botë.

Mirëpo, pretendimet se nuk e ekzistojnë lidhje ndërmjet zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit dhe anëtarësimit në Këshill të Evropës,  janë demantuar hiç me larg se në fund të javës së kaluar nga Ambasadori Gjerman, Jorn Rohde, në një intervistë për një media lokale në gjuhën serbe, Kosovo-Online.

Diplomati gjerman e ka bërë të qartë se tash për tash çdo qeveri e Kosovës nuk e ka zbatuar këtë vendim. “Ndonjëherë duhet kohë për të bërë gjënë e duhur, por nuk shoh se kandidatura e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës do të zbatohet me sukses, pa zbatimin e vendimit në fjalë”.

Video e plotë:

/TV Arbëria

 

Powered by WordPress