Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Prokurori i Shtetit inicion procedurën disiplinore ndaj prokurorit të rastit të Sebahate Morinës

Prokurori i Shtetit inicion procedurën disiplinore ndaj prokurorit të rastit të Sebahate Morinës

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit përmes një komunikatë për medie ka bërë të ditur se ka iniciuar procedurën disiplinore ndaj prokurorit të rastit të Sebahate Morinës.

Nga ky institucion nuk kanë dhënë më shumë detaje duke shtuar se për epilogun e rastit njoftimi do të bëhet me kohë.

“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton opinionin e gjerë publik se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me rastin e të ndjerës Sebahate Morina, autoriteti kompetent në kuadër të institucionit të Prokurorit të Shtetit ka iniciuar procedurën disiplinore ndaj prokurorit të këtij rasti”.

“Për epilogun e kësaj procedure opinioni publik do të njoftohet me kohë”.

Për këtë rast organizata “Qika” ka kërkuar dorëheqjen e kryeprokurorit të Themelores në Prishtinë, Kushtrim Munishit.

/TV Arbëria

Themes by WordPress