Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Presidentja Osmani dekretoi 21 prokurorë me mandat fillestar

Presidentja Osmani dekretoi 21 prokurorë me mandat fillestar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Prokurorial të Kosovës ka dekretuar sot 21 prokurorë me mandat fillestar për tre vite, ndërkohë që të njëjtit do të sistemohen në prokuroritë themelore.

Në ceremoninë e betimit, presidentja Osmani ka theksuar se integriteti dhe profesionalizmi i prokurorëve janë elemente thelbësore për një sistem të drejtësisë që garanton barazinë dhe besimin qytetar.

Në këtë kontekst, Osmani ftoi prokurorët e rinj që të angazhohen për një sistem të drejtësisë të pavarur, të pandikuar dhe profesional.

Sipas komunikatës së Presidencës, prokurorët e rinj janë betuar se gjatë kryerjes së detyrave do t’i qëndrojnë kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do të respektojnë rregullat e etikës profesionale.

/TV Arbëria

Themes by WordPress