Disa zyrtarë policorë janë sulmuar të premten në fshatin Ivajë të Kaçanikut.
Raportohet se derisa njësia policore ishte duke sekuestruar një veturë me të cilën po kryhej transport ilegal i druve, para makinës tërheqëse kanë dalë dy të dyshuarit meshkuj kosovarë dhe disa anëtarë të familjes së tyre duke penguar sekuestrimin e veturës dhe më pas duke gjuajtur me gurë.
“Të dyshuarit më pas janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime”, thuhet në raport.
/TV Arbëria