Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për nder të Ditës Ndërkombëtare të Romëve, ka pritur në zyrën e saj një delegacion të përbërë nga përfaqësues të komunitetit rom, të kryesuar nga deputeti Erxhan Galushi.
Kështu bën të ditur presidenca e Kosovës.
“Osmani shprehu urime të përzemërta për Ditën Ndërkombëtare të Romëve, duke i falënderuar pjesëtarët e komunitetit rom në Kosovë për kontributin e tyre, e të cilët përbëjnë shtyllë të fuqishme të shoqërisë sonë”.
/TV Arbëria