Mbulohet trupi i pajetë i viktimës në lagjen Arbëria në Prishtinë.
Gjatë operacionit, ka pasur shkëmbim të zjarrit ndërmjet Policisë dhe të dyshuarit.
I dyshuari Dukagjin Gashi është vrarë nga Policia e Kosovës, ndërkaq një polic është plagosur gjatë të shtënave me armë. Polici i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetë, kurse dy të dyshuar të tjerë janë arrestuar si dhe një person tjetër në arrati.