Pozitë dhe opozitë janë pajtuar për nevojën për reformë në sistemin e drejtësisë. Në tryezën e sotme të KDI-së për reformën në drejtësi, partitë parlamentare thanë se është i nevojshëm konsensusi për këtë cështje.
Deputetja e LVV-së, Arbëreshë Hyseni tha se mazhoranca po punon vazhdimisht për arritjen e konsensusit për reformën në drejtësi.
Të gatshëm për konstruktivitet për reformën më drejtësi u shpreh edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu.
Ndërkaq, deputetja e LDK-së, Doarsa Kica, tha se reformat në drejtësi janë të vonshme. Qëndrim të njejtë shfaqi edhe deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri. /TV Arbëria