Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Pothuajse sa herë kishte kriza BRSS/Rusia, avansonte çështja shqiptare

Pothuajse sa herë kishte kriza BRSS/Rusia, avansonte çështja shqiptare

Shkruan: Agron Hoti

1970-1980: Afrimi i Kinës me SHBA e goditi dhe lodhi komunizmin në BRSS, Jugosllavi, Shqipëri, etj. Shqipëria në 1978 efektivisht braktisi botën komuniste, ndërsa vetë mbeti ende e tillë. Ndërkohë, shqiptarët në Jugosllavi me rezistencën e tyre avansuan pozitën e tyre, përfshirë hapjen e Universitetit të Prishtinës dhe shkollave shqipe;
– 1979-1989: Lufta në Afganistan e shpërbëri BRSS-në dhe rrëzoi komunizmin. Kjo u dha shqiptarëve frymëmarrje. Shqipëria filloi demokratizimin, shqiptarët e ish-Jugosllavisë aktivizmin dhe mobilizimin për luftë; Rezultati 1:0 për shqiptarët;
– 1991-2000: Rënia ekonomike e Rusisë. Kosova u çlirua dhe me atë valë avansoi dhe pozita e shqiptarëve në Maqedoni e rajon. Shqipëria u çlirua përfundimisht nga komunizmi në 1997. Rezultati 1:0 për shqiptarët;
– 2000-2010: Sapo erdhi Putini në Rusi, ende pa e konsoliduar mirë pushtetin dhe pa i shtrirë mirë këmbët në Evropë, ndodhi kriza financiare globale. Shqipëria hyri në NATO. Kosova u pavarësua dhe fitoi në GJND; Rezultati 1:0 për shqiptarët;
– 2010-2021: Pavarësisht se në 2012 përfundoi pavarësia e mbikëqyrur, në 2016 nënshkruam MSA-në dhe në 2018 kompletuam shtetndërtimin, energjia ruse e futi Evropën nën kontroll, e kjo e fundit na futi dialogun, Listën Serbe, Specialen dhe Popullizmin si sabotazh që sot paralizoi tërësisht Kosovën; Rezultati 1:1 mes Kosovës e Rusisë;
– 2022-2030: Lufta në Ukrainë ktheu Evropën kah SHBA dhe Rusia pësoi goditje të rëndë në Evropë, Lindje të Mesme dhe Amerikë Latine. Lodhja e Rusisë po vazhdon me ritëm të përshpejtuar. Shqipëria avansoi drejt BE-së. Por, Rusia u rikthye në Maqedoni të Veriut, po provon të hyjë në Mal të Zi e Shqipëri, gjersa vazhdon paraliza në Kosovë e Bosnje e Hercegovinë. Gjithsesi lodhja e Rusisë do ta mbyllë Specialen për ta nxjerrë përfundimisht Kosovën nga sabotazhi e paraliza ku është futur. Edhe pse rezultati aktualisht është 0:1 për Rusi, do të jetë shumë shpejtë 1:0 për Kosovën.