Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj vë në qarkullim postar emisionin e jashtëzakonshëm të pullave postare “Sali Çekaj, Hero i Kosovës.”
Emisioni i pullave postare për Sali Çekajn, Hero i Kosovës, është pjesë e shënimit përkujtimor në qytetin e Shtutgartit, ku Sali Çekaj për vite me radhë ka dhënë një kontribut të pamohueshëm për çështjen e Kosovës.
“Posta e Kosovës vazhdon të nderojë personalitete atdhetare me imazhe të pullave postare të Filatelisë së saj, me të cilat do të afirmojë shtetin e Kosovës në mbarë botën”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/