Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Postën e Kosovës, ku dyshohet se një person ka therur me thikë kolegun e zyrës.
Arsim Mehmeti nga zyra për media në Postën e Kosovës e ka konfirmuar rastin për “Front Online” se në këtë institucion ka ndodhur një rast i thirrjes me thikë, por duke mos dhënë më shumë detaje.
“Po, ka ndodhur si rast, jemi duke përgatitur informacionet zyrtare, nuk mund të japim më shumë informacione”, ka thënë Mehmeti shkurt.