Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Portugalia kërkon paqe me Ronaldon, planifikohet takimi për rikthimin e raporteve

Portugalia kërkon paqe me Ronaldon, planifikohet takimi për rikthimin e raporteve

Federata Portugeze e Futbollit po punon për të rikthyer marrëdhëniet e mira me Cristiano Ronaldon, pas largimit të tij dramatik nga grumbullimi i kombëtares.

Sipas “MARCA”, një takim mes palëve është planifikuar për javën e ardhshme, me miratimin e Ronaldos, me synimin për të riparuar marrëdhëniet mes të gjitha palëve, përfshirë trajnerin Jorge Jesus.

Federata Portugeze shpreson që situata të zgjidhet dhe nuk dëshiron që karriera e Ronaldos me kombëtaren të përfundojë në këtë mënyrë.

Në federatë besojnë se Ronaldo e meriton një lamtumirë me respektin dhe dinjitetin që i takon karrierës së tij.

Ronaldo u largua nga kampi i Portugalisë në Kopenhagë të mërkurën, më 30 shtator, pasi dyshohet se u ndje i “tradhtuar” nga trajneri i kombëtares, Jorge Jesus.

Sipas raportimeve, Jesus i kishte thënë Ronaldos se nuk do ta aktivizonte nga fillimi dhe se do të luante vetëm rreth 30 minuta. Megjithatë, në ndeshjen ndaj Norvegjisë, trajneri nuk e aktivizoi fare.