Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Portieri kroat: Qeni ma shpëtoi gruan nga tërmeti në Turqi, e zgjoi nga gjumi duke lehur

Portieri kroat: Qeni ma shpëtoi gruan nga tërmeti në Turqi, e zgjoi nga gjumi duke lehur

Goran Karacic, portieri kroat i klubit të Superligës turke Adana Demispor, ka thënë se qeni e kishte paralajmëruar bashkëshorten e tij për tërmetin vdekjeprurës dhe shkatërrues në Turqi të hënën.

Një tërmet i fuqishëm 7.8 ballësh e goditi Turqinë jugore dhe Sirinë veriore të hënën herët në mëngjes, duke i vrarë 4.890 njerëz në të dy vendet.

Karacic kishte udhëtuar drejt Stambollit ku skuadra e tij do të përballej me Umraniespor ditën e tërmetit, por gruaja e tij ndodhej në qytetin e shkatërruar tashmë nga tërmeti tragjik Adana.

Ai tregoi se si gruaja e tij i kishte treguar se falë qenit të tyre ajo kishte dalë me kohë nga ndërtesa për t’i shpëtuar më të keqes.

“Ne jemi ende të tronditur. Gruaja ime qëndroi në Adana. Informatat e para nga atje thonë që është një fatkeqësi e madhe. Muret e banesës sonë janë çarë plotësisht. Fatmirësisht, qeni jonë kishte filluar të lehte një minutë më herët, prandaj e kishte zgjuar atë nga gjumi, siç me tregoi ajo. Ajo i mblodhi gjërat tona, dokumentet, dhe doli në rrugë.” – tha ai.

Tmerri i tërmetit të fuqishëm në Turqi i ka prekur edhe futbollistët në këtë vend, pasi raportohet se disa prej tyre kanë mbetur nën rrënoja dhe disa të tjerë janë lënduar.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe në Siri që prej ditës së hënë është rritur në 5,034 sipas autoriteteve vendase. /TV Arbëria

 

Mbi 4300 të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri

 

 

Powered by WordPress